Kurtit i shkuan dëm vizitat e shumta në Greqi, ambasadori grek në Beograd thotë s’e nuk do ta njohin Kosovën

Vizitat e shpeshta të kryeministrit Albin Kurti në Greqi nuk po japin ndonjë rezultat pozitiv.

Ambasadori i Greqisë në Beograd, Giorgos Giakofotakis, ka deklaruar se qëndrimi i shtetit të tij ndaj Kosovës nuk do të ndryshojë.

Ai deklaroi se Greqia nuk do e njoh Kosovën, shkruan Demokracia.com.

“Greqia nuk po ndryshon qëndrim dhe nuk do ta njoh Kosovën”, deklaroi ambasadori i Greqisë në Serbi, në një intervistë për mediat vendase.

“Gjatë vizitës së tij të fundit në Beograd (3 qershor), Ministri i Punëve të Jashtme, Nikos Dendias, përsëriti se qëndrimi i Greqisë mbetet i pandryshuar dhe se nuk ka ndërmend të njoh pavarësinë e Kosovës”, rikujtoi ambasadori grek.

Duke cituar shefin e tij, ambasadori grek deklaroi se kryediplomati grek Nikos Dendias, me rastin e rritjes së aktiviteteve diplomatike të Prishtinës, në bisedimet me zyrtarët grekë për njohjen e Kosovës, ka deklaruar se Athina mban marrëdhënie të mira me autoritetet në Prishtinë, veçanërisht në fushën e ekonomisë dhe tregtisë, si dhe bashkëpunon në kuadër të organizatave rajonale në Evropën Juglindore.

Përndryshe, Kosova dhe Greqia kanë rritur nivelin e përfaqësimit të zyrave të tyre ndërlidhëse në Athinë e Prishtinë. /Demokracia.com/