Kryetari i Këshillit Atlantik të Austrisë, Gunther Fehlinger, i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që ta ndërtojë një autostradë Prishtinë –Veri.

Siç thotë ai, kjo për të treguar se veriu është plotësisht i Kosovës.

“I bëj thirrje Kosovës të ndërtojë një autostradë evropiane  ndërmjet Prishtinës dhe Mitrovicës dhe të lidhë veriun e Kosovës me kryeqytetin e tyre dhe me kryeqytetin e Sanxhakut Novi Pazar”, ka shkruar ai në Twitter.

“Zhvilloni veriun e Kosovës për të treguar se veriu është plotësisht pjesë e Republikës Evropiane të Kosovës”, ka thënë ai.

Në veri të Kosovës ka tension tash e disa javë, ndërkaq bashkësia ndërkombëtare po kërkon de-përshkallëzim të situatës. 

I call Kosovo to build a European highway 🛣️ between Pristina and Mitrovica and connect the north of Kosovo 🇽🇰 with their capital and with the capital of Sandzak Novi Pazar @albinkurti develop the North of Kosovo 🇽🇰 to show the North is fully part of the European Republic Kosovo pic.twitter.com/WNpu03DUA0

— Gunther Fehlinger-Jahn (@GunterFehlinger) June 19, 2023