Kurti viziton BIK-un për Fitër Bajram, Tërnava: Bashkësia Islame nuk do të jetë pengesë e proceseve në vend

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vizituar sot Bashkësinë Islame të Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, ku është pritur nga myftiu Naim Tërnava.

Kurti uroi të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit, duke treguar edhe rolin kyç që e ka pas Bashkësia Islame para dhe pas lufte.

“Sot në ditën e Fitër Bajramit erdhëm te myftiu Tërnava që t’ia urojmë këtë festë të madhe që vie pas muajit të shenjtë e të bekuar të Ramazanit, me të cilën qytetarët kanë treguar besim, solidaritet…Myftiu na tregoi se sa shumë është rritur soladariteti te njeriu gjatë këtij muaji. U dëshiroj festë të gëzuar e çaste të lumtura të gjithë besimtarëve. Zoti ua bëft kabull të gjithë agjëruesve. Me myftiun Tërnava njihemi që nga vitet e 90-ta. Që nga paslufta 37 hoxhallarë i kemi dëshmorë sot”, ka thënë Kurti.

Tërnava po ashtu tha se do t’i përkrahin proceset e vendit.

“Besojmë kryeministër edhe në ditë më të mira dhe sigurisht që do t’i përkrahim proceset që çojnë në një ardhmëri më të mirë të vendit tonë. Bashkësia Islame nuk do të jetë pengesë e proceseve, derisa e sheh që çdo po shkon mirë”, ka thënë Tërnava.