Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka folur sot në një konferencë për media në lidhje me situatën me energjinë elektrike në vend.

Kurti ka thënë se vendi gjendet para dy zgjidhje, që sipas tij, ose duhet të bëjhet çkyçje, ose duhet të kalohet tek rritja e tarifave.

Ai tha se vetëm dje janë shpenzuar 2.3 milionë euro energji e inmportuar, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.

“Dje në orën 23:00 konsumi ka qenë prej një mijë e 318 megavatë, kurse ai minimal prej 834 në orën 05:00 të mëngjesit, derisa i gjithë prodhimi ynë ka qenë prej 727 megavatë. I kemi konsumuar një mijë e 318 megavatë dhe këto dikush duhet t’i paguajë.Rreth 1.8 milionë banorë që jemi dje kemi shpenzuar 2.3 milionë euro energji të importuar”, tha Kurti në konferencën për media.