Kryeministri Albin Kurti ka mbërritur në Mitrovicën e Veriut ku është pritur nga kryetari i kësaj komune, Erden Atiq.
Kurti shkoi atje pasi qëndroi në Komunën e Leposaviqit e më pas vendosi lule në pllakën përkujtimore kushtuar policit të rënë të Kosovës, Enver Zymberi.
Forca të Policisë së Kosovës siguruan objektin komunal dhe rrugët që të çojnë te ai.
Djali i Enver Zymberit raportohet se ishte sot me Kurtin dhe dy ministrat: atë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe atë të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.
Mediat nuk ishin të informuara për këtë ‘tour’ të Kurtit në veri.
@ballkani.info Albin Kurti në veriu , bëhet kryeministri i parë i Kosovës që hyn në objektin e Komunës së Leposaviqit, që dikur mbahej e uzurpuar nga strukturat paralele të Serbisë #albinkurti #leposaviq #veriu #kosova #kosovopolice
♬ original sound – Ballkani.info
VIDEO BONUS:







