Kurti udhëton drejt Brukselit për takim me Lajcakun, thotë se dialogu s’është prioritet kryesor

Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se në bisedën telefonike me presidentin e Këshillit Evropian Charles Michel ia ka ripërsëritur tri prioritetet e qeverisë, në mesin e të cilave nuk është dialogu me Serbinë.

 Kurti ka shkruar në Twitter se megjithatë ka siguruar presidentin e KE për angazhimin e qeverisë së tij për dialogun.

“Përpara vizitës sime në Bruksel, unë kisha një bisedë telefonike me Presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel. Unë e falënderova atë për përgëzimet e tij për fitoren tonë dhe përsërita që sigurimi i vaksinave, krijimi i vendeve të punës dhe drejtësia janë tre prioritetet e para të qeverisë. Unë gjithashtu e sigurova atë për angazhimin tonë në dialog”, ka shkruar Kurti.