Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka pasur premtime të mëdha për qytetarët e Gjakovës gjatë një tubimi të fushatës zgjedhore atje.
Kurti u ka premtuar gjakovarëve sërish aeroport, pishinë e fabrikë të municoneve.
“Në Gjakovë do ta ndërtojme pishinën gjysmolimpike…poligon sportiv për makina, Aeroportin e Gjakovës si projekt stragjetik, zhvillimor për qytetin, fabrikën e municioneve do ta kemi në Gjakovë…”, ka thënë ai.
Mes tjerash, atje Kurti u ka thënë gjakovarëve se “kudo që ka sukses, ka një ose më shumë gjakovarë në udhëheqje”.







