Kurti u kthehet temave të preferuara shkon në një tubim me diasporën në Podujevë

Zyra e Kryeministrit të Kosovës ka njoftuar se Kryeministri Albin Kurti do t’i bashkohet bashkatdhetarëve në Podujevë në kuadër të aktiviteteve “Karvani i Diasporës”, që mbahet në Komunën e Podujevës.

Kështu thuhet në një njoftim për media që e ka dërguar Zyra e Kryeministrit të Kosovës të hënën pasdite.

Kurti dje e sot është marrë me zhvillimet në pjesën veriore ku serbët barrikaduan rrugët për shkak të vendimit të qeverisë për të vendosur reciprocitet në targa dhe dokumente të udhëtimit me Serbinë.