Kurti tregon për ‘ultimatumin’ që ia ka dhënë Grenell për marrëveshjen me Serbinë

Kryeministri i Kosovës, Albini Kurti, ka thënë se i dërguari i posaçëm nga SHBA’të, për bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell, i ka thënë se deri në fund të pranverës marrëveshja me Serbinë duhet të kryet.

Albin Kurti në një intervistë, ka folur për atë se çfarë i ka thënë Grenelli për marrëveshjen përfundimtare Kosovë-Serbi.

Sipas Kurtit, Grenell ka qenë këmbëngulës që marrëveshja me Serbinë të arrihet në pranverë.

“Grenell këmbënguli që një marrëveshje të arrihet në fund të kësaj pranvere. Sigurisht që do të ishte fantastike. Por, ne nuk duhet të rrezikojmë marrëdhëniet e tjera dhe dialogun me marrëveshjet e bëra shumë shpejt për të qenë të pranueshëm”, ka thënë Kurti për euronews.

Ndërkaq, përkundër thirrjeve të shumta nga SHBA’të, ndaj Qeverisë së Kosovës që të suspendohet taksa 100% ndaj mallrave serbe dhe atyre të Bosnjës, kjo nuk po gjen mirëkuptim në Qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti.

Kryeministri Kurti, nuk ka pranuar që taksa 100% ndaj produkteve serbe dhe të Bosnjës të tërhiqet tërësisht, në mënyrë që t’i hapet rrugë bisedimeve për arritjen e një marrëveshje përfundimtare.

Kurit gjatë ditës se djeshme në debatin për taksën në parlamentin e Kosovës, ka vazhduar ta injoroj thirrjen e SHBA’ve për heqjen e taksës 100% ndaj Serbisë, ai ka thënë se beson se qëndrimi i tij është i duhur dhe se ose tash ose kurrë është dobësi e shtetit.

Ndryshe, ditë më parë, i dërguari i posaçëm i Presidentit Trump për dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell i ka quajtur masa gjysmake paralajmërimet e Kryeministrit Kurti për heqjen e pjesshme të taksave në prodhimet e Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës.

Grenell kishte shkruar se, Kurti po bën gabim serioz dhe se ne nuk i përkrahim masat gjysmake.

“Nuk i përkrahim masat gjysmake të Kryeministrit Kurti. Qëndrimi ynë është shumë i qartë: taksat duhet të hiqen krejtësisht. Z. Kurti po bën gabim serioz – dhe kjo i është bërë e qartë Presidentit Thaçi sot në Shtëpinë e Bardhë”, ka shkruar Grenell.