Kurti tregon marrëdhëniet e tij me “patlixhanin”: Si fëmijë, domatja ka qenë burim i vlerave ushqyese

Kryeministri Albin Kurti ka marrë pjesë në Festivalin Ndërkombëtar të Domates, i cili organizohet në komunën e Mamushës.

Gjatë fjalimit të tij në këtë festival, kreu i qeverisë ka treguar një ngjarje të fëmijërisë, që tregon marrëdhëniet e tij me domaten.

“Më shumë nga nostalgjia sesa nga varfëria domatja ka qenë edhe një burim i vlerave ushqyese, ku si fëmijë as uria nuk na ndante nga loja”, u shpreh kryeministri Kurti.

Festivali Ndërkombëtar i Domates ka për qëllim stimulimin e prodhimeve bujqësorë, e veçanërisht atë të domateve.