Kurti thërret konferencë për media me këshilltarin e tij që u intervistua dje nga Policia, në këtë orë
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, bashkë me këshilltarin e tij, Shkëlzen Gashin, do të mbajnë sot një konferencë për media.
Konferenca do të mbahet në orën 10:30 në oborrin e qeverisë, njofton Zyra E Kryeministrit.
Ndërsa në mbrëmje, Prokuroria Themelore e Prishtinës njoftoi se ky rast është mbyllur.
“Prokurori i Shtetit konsideron se nuk kemi të bëjmë me elemente të veprës penale, prandaj, me autorizimin e prokurorit kompetent rasti është mbyllur”, njoftoi Prokuroria.