Kurti takon Mustafën: U pajtuam që ta rrëzojmë Qeverinë

Pas ftesës nga kryetari i LDK-së, Isa Mustafa për të diskutuar lidhur me mocionin për rrëzimin e Qeverisë, lideri i VV-së, Albin Kurti ka bërë të ditur se sot ka zhvilluar një takim me Mustafën.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka bërë të ditur se u pajtuan që t’i bëjnë përgatitjet e nevojshme për rrëzimin e qeverisë.