Kurti takon ambasadorin e ri gjerman në seli të VV-së, avullohet flamuri kuqezi

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në selinë e partisë ka pritur ambasadorin e ri gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde.

Një takim të tillë e ka komentuar analisti dhe njohësi i zhvillimeve politike në Kosovë, Petrit Zogaj, të cilit i ka rënë në sy mungesa e flamurit kombëtar.

Zogaj me ironi ka thënë se po i dhimbsen personat në VV të cilët merren me vendosjen dhe zhvendosjen e flamujve, sidomos atij kuq e zi, sa herë që ka takime.

“Sa po me dhimbsen personat ne zyret e LV-se, qe po i vendosin e zhvendosin flamujt gjate këtyre takimeve-sidomos kur po e largojnë flamurin kombëtar kaq shpesh”, ka shkruar Zogaj.