Kurti takohet me Stoltenbergun: Anëtarësimi i Kosovës në NATO e bën rajonin dhe Evropën më të sigurt

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se gjatë qëndrimit të tij në Bruksel është takuar me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Kurti ka shkruar se në takim ka theksuar se NATO është aleanca më e madhe e sigurisë që bota ka parë ndonjëherë dhe se prania e saj në Kosovë është e domosdoshme për ruajtjen e paqes dhe sigurinë në vend.

Kurti po ashtu ka theksuar se anëtarësimi i Kosovës në NATO do ta bënte rajonin dhe Evropën shumë më të sigurt.

“#NATO është aleanca më e madhe e sigurisë që bota ka parë ndonjëherë. W / Sekretari i Përgjithshëm @jensstoltenberg
Unë theksova se prania e saj në #Kosova është e domosdoshme për ruajtjen e paqes dhe sigurimin e sigurisë dhe anëtarësimi i #Kosovës në #NATO e bën rajonin dhe Evropën shumë më të sigurt”, ka shkruar Kurti.