Kryeministri i Kosovës

Kurti takohet me kryetarin e Presidencës së BeH-së, diskutuan për armatosjen e përshpejtuar të disa vendeve të rajonit

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka takuar sot kryetarin e Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Zheljko Komshiq. Takimi u realizua në kuadër të Forumit të Sigurisë në Mynih.

Gjatë bisedës, bashkëbiseduesit iu referuan sfidave të sigurisë në rajon, veçanërisht në lidhje me armatimin e përshpejtuar të vendeve të caktuara të rajonit. U diskutua edhe për procesin e integrimeve euroatlantike, si dhe për përmbushjen e obligimeve nga i ashtuquajturi procesi i Berlinit.