Kurti takohet me kompaninë e taksistëve në SHBA, nuk shikon më “Counter Strike”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ende nuk ka arritur ta sigurojë qoftë edhe një takim me zyrtarë të lartë shtetërorë në SHBA.

Në mungesë të takimeve me zyrtarë shtetërorë, ai atje ka njoftuar se është takuar edhe me një kompani të taksistëve.

Kurti ka thënë se Kosova ka një të ardhme të ndritur në inovacion.

“Në Kaliforni, startup-et në zhvillim që u shndërruan në gjigantë të njohur, si “Uber” – na kujtojnë se një vend i ri si Kosova, unik në nivelin tonë të dëshirës personale dhe talentit krijues, ka një të ardhme të ndritur në inovacion, duke paraqitur një mundësi të madhe për SHBA-të për investim dhe partneritet”, ka shkruar Kurti.

Kryeministri Kurti ka pesë ditë që ndodhet në SHBA, por ende nuk e ka pasur asnjë takim të nivelit të lartë as me Departamentin e Shtetit dhe as me Shtëpinë e Bardhë.