Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka mbajtur një fjalim në mbledhjen e 48-të të Këshillit të Përgjithshëm të VV-së.
Ai tregoi edhe strategjinë e tij të komunikimit publik.
Kryeministri kërkoi që edhe vartësit e tij në parti e në qeveri ta ndjekin shembullin e tij.
“Çdo komunikim i imi për media, si kryeministër, do të jetë vetëm në kuadër të interesit të Kosovës, dhe asgjë tjetër. Nuk jam unë në pozitë të them çdo mendim që kam dhe të komentoj gjithçka sepse ajo prishë punë.
I këshilloj të gjithë vartësit e mi që ta ndjekin shembullin tim. Duhet ta ulim zhurmën e spektalit dhe komentimin e komentimeve të pambarimtë për gjithçka,” u shpreh kryeministri.







