Kryeministri Albin Kurti ka reaguar për sulmit ndaj Policisë së Kosovës në veri.
Kurti në një postim në rrjetin social “Twitter”, ka shkruar se sulmet ndaj policisë për tre ditë rresht vijnë nga ana e territorit serb.
“Për tre ditë rresht (13 -15 Prill), oficerët e policisë së Kosovës janë sulmuar në pikëkalimin kufitar me Serbinë. Dje dhe sot në mëngjes breshëri plumbash dhe një granatë dorë është hedhur në drejtim të policisë. Burimet tona kanë identifikuar se sulmet e djeshme vijnë nga Serbia”, ka shkruar ai.
For three days in a row (April 13–15), Kosova Police officers have been attacked at the border crossing point with Serbia. Yesterday & early today, a hail of bullets & a hand grenade were thrown at our police. Our sources have identified yesterday’s attack as coming from Serbia. pic.twitter.com/2msSq7e2yJ
— Albin Kurti (@albinkurti) April 15, 2022
Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ka thënë se Policia kufitare e Kosovës është sulmuar me granata dore mëngjesin e sotëm. Sveçla e ka quajtur këtë sulm terrorist duke thënë se ky është sulmi i katërt brenda disa ditëve ndaj policisë kufitare të Kosovës.







