Kryeministri Albin Kurti ka pasur të hënën agjendë të ngjeshur ditore pas kthimit në Kosovë, nga vizita gati dyjavore në Mbretërinë e Bashkuar, Irlandë e Itali.

Aq të zënë e ka pasur agjendën e ditës së parë pas kthimit nga vizita e gjatë jashtë vendit, saqë Kurti nuk ka pasur kohë as të flasë për mediet.

“Në ora 11:00 më ka filluar takimi, e unë s’jam aty. A po kuptoni”, u shpreh Kurti.