Kurti sot pret në takim një delegacion nga Finlanda dhe Irlanda

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, sot do ta pres në takim një delegacion nga Finlanda dhe Irlanda.

Delegacioni do të  kryesohet nga ministrja e Finlandës për Çështje Evropiane dhe Drejtimin e Pronësisë, Tytti Tuppurainen dhe ministri i shtetit për Çështjet Evropiane të Irlandës, Thomas Byrne.

Përpos me Kurtin, ky delegacion do të takohet dhe me Besnik Bislimin.

Takimet janë në kuadër të zgjerimit të raporteve ndërmjet shteteve.