Kurti sot i emëroi dy serbë si këshilltar të tij, por njëri i bie pishman dhe jep menjëherë dorëheqje

Aleksandar Stankoviq ka deklaruar sonte se nuk do ta pranojë emërimin si këshilltar i kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, pasi që nuk dëshiron të jetë pjesë e Qeverisë së Kosovës.

Kurti sot gjatë ditës ka njoftuar se i ka emëruar Stankoviqin dhe Nenad Rashiqin si këshilltarë edhe pse është kryeministër i shkarkuar nga Kuvendi i Kosovës, shkruan Ballkani.info.

Stankoviq ka thënë se “nuk dëshiron të jetë pjesë e Qeverisë së Kosovës, pasi që Lista Serbe nuk është pjesë e koalicionit me Vetëvendosjen e Kurtit”.

“Nuk do ta pranojë, refuzoj dhe tërhiqëm. Kam menduar se do të marrë ndonjë pozitë tjetër dhe se do të jem i punësuar në administratë, e jo drejtpërdrejt në Qeverinë e Kosovës”, ka thënë Stankoviq për mediat serbe.

Ai ka konfirmuar se sot është emëruar këshilltar dhe atë me iniciativë personale të kryeministrit Kurtit, por ka theksuar se nuk do ta pranojë këtë pozitë, me arsyetimin se nuk është anëtar i asnjë partie, edhe pse e mbështetë Listën Serbe.

Stanokoviq ka shtuar se nuk ka asnjë lidhje me partinë e Nenad Rashiqit, të cilin për herë të parë e ka takuar sot, pasi që njëkohësisht ishin bashkë tek Kurti. /Ballkani.info/