Kurti shpërfaqë edhe një ndryshim radikal, thotë se patjetër që do ta shikojë Kosovën në stadium

Kandidati për kryeministër i Vetëvendosjes, Albin Kurti, në emisionin Pressing të T7, ka folur edhe për përfaqësuesen e Kosovës në futboll.

Kurti thotë se i vjen shumë mirë që po Kosova po arrin që të korrë suksese në një lojë ekipore, e kjo sipas tij, ka munguar më parë.

“Një kombinim kaq jopersonal, kaq ekipore, është fascinuese”, ka thënë Kurti.

Lideri i Vetëvendosjes, i pyetur nëse do ta shikojë ndeshjen e Kosovës kundër Malit të Zi në stadium, është përgjigjur pozitivisht.

“Patjetër që do ta shikojë”, ka thënë Kurti në Pressing.

loading…