Kurti shkon dhe mban fjalim në zgjedhjet e brendshme të LVV-së në Matiqan

Qendra e Vetëvendosjes në Komunën e Prishtinës ka njoftuar se janë mbajtur zgjedhjet e brendshme në pikën Mat.

Ajo që bie në sy është edhe prania e kryeministrit Albin Kurti, i cili ishte krah Arben Vitisë, që së fundi është punësuar në laboratorin privat Olive.

“Me pjesëmarrjen e një numri të madh të aktivistëve dhe anëtarëve, përmes një procesi demokratik, ku secili ka të drejtë të propozoj dhe të jetë i propozuar, në Pikën Mat u zgjodhën organet e reja drejtuese dhe delegatët që do ta përfaqësojnë Pikën në Këshillin e Qendrës së Prishtinës.” – shkuan VV-ja.

“Prania e Kryeministrit në këtë aktivitet e dëshmon më së miri përkushtimin dhe rëndësinë e madhe që ka ky proces për Lëvizjen VETËVENDOSJE!”- vazhdohet tutje.

Kurti shihet derisa mban edhe fjalim para të pranishmëve tjerë. /Nacionale

Postimi i plotë: