Kurti sërish i ikë takimit me Thaçin, ia propozon 6 janarin si datë kur mund të takohen

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti e ka refuzuar edhe takimin e nesërm me presidentin Hashim Thaçi.

Në faqen zyrtare të LV-së në Facebook është publikuar letra që Kurti i ka nisur sot presidentit Hashim Thaçi.

“Ju faleminderit për ftesën e radhës. Nuk do të kem mundësi që të vij nesër për takim në ora 10:00”, ka shkruar Kurti.

Megjithatë, i pari i LV-së i  ka propozuar Thaçit që të takohen me datën 6 janar kurdo që t’i konvenon presidentit.

Kujtojmë që sot për herë të tretë, presidenti i ka nisur ftesë për takim për të diskutuar për mandatarin, liderit të Lëvizjes Vetëvendosje.

Kjo është hera e tretë që Kurti refuzon takimin me Thaçin.