Kurti: Rinia është motor i përparimit, në qeverisjen time do të kthehen akademikët nga bota

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, në Kongresin e Dytë Kombëtar të të Rinjve ka thënë se ‘rinia është motor i përparimit’.

“Në shtetin tonë të shpallur të pavarur tash e 11 vite, rinia por edhe gratë janë neglizhuar. Ne parashohim që e drejta e votës të jetë prej 16 vjet se nëse punon prej 16 vjet pse nuk mundesh me votu prej 16 vjet. Shkolla e mesme duhet të freskohet me studentët më të mirë të Universitetit, të diplomojnë e të kthehen në shkollat e mesme të japin mësim. Kemi paraparë 1000 bursa për vajza në veçanti nëse studiojnë shkencat natyrore”, th Kurti.

Kurti ka shtuar se do të kërkojnë që kryetarët e komunave të Kosovës tak enë prioritet arsimin.

“Jepjani edhe një shancë këtyre zgjedhjeve. Nuk mendoj se ja vlen me shku jashtë vendit i papërgatitur. Nëse shkon jashtë vendit, nëse ndonjëherë emigron nuk do të duhej ta bësh këtë nga frustrimi se gjithkun ka edhe ma keq. Do ta kemi grantin e katërt për komuna i cili gjithsej do të jetë 600 milionë euro për mandat. Ne duam që kryetarët e komunave ta kenë arsimin në epiqendër. E ndaj brengën me juve sa i përket mësimdhënësve mendoj se kemi nevoje për freskim të metodave të mësimdhënies dhe mësimnxënies”, tha ai.

Kurti, kandidat për kryeministër në zgjedhjet e 6 tetorit, ka thënë se ‘Sindikatat e kanë pasur kollaj me bë veprime të tilla në të kaluara sepse e ka pas një qeveri të keqe përballë’.

“Unë mendoj se nuk do ta kenë të mundur të veprojnë kështu me një qeveri e mirë si e jona. 10 herë më shumë është ndarë buxhet për asfalt se sa për universitetet. Për universitetin duhet më shumë buxhet se kerre të shtrenjta. Departizimi në universitet mendoj se vjen kur në UP fillin të funksionojë, kur të kthejmë në Universitet trurin e diasporës e që do të fillojmë me fushatën për kthimin e tyre. Qeveria e udhëhequr nga unë do kthejë akademikët nga bota”, tha ai.

Kurti, ka ripërsëritur se s’do ta heqë flamurin e Kosovës nga zyra e kryeministrit.

“Unë si kryeministër nuk do ta heqë flamurin e Kosovës nga zyra. Unë kam qenë i indinjuar kur flamuri i Kosovës nuk është lejuar me qenë me referendum, nuk është leju që me qenë ngjyra e kuqe e as shqiponja. Pika jonë ma e forta është se ata që e kanë valvit flamurin deri tash e kane vjedh ardhmërinë tonë do të shkojnë në shtëpi”, tha Kurti.

loading…