Kurti publikon dy qëndrimet e fundit të Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave: Jemi vendi më i izoluar

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se sot bëhen katër vjet që kur Komisioni Evropian ka konfirmuar për herë të dytë se Kosova i përmbush të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave.

Përmes një postimi në Twitter, shefi i qeverisë thotë se Kosova është vendi më demokratik dhe pro-BE në Ballkanin Perëndimor, por më i izoluari.

“Shpresat e qytetarëve tanë duhet të përmbushen me vendosmërinë dhe solidaritetin e BE-së”, ka shkruar Kurti.