Çitaku: Kryeministër, në SHBA e përfaqëson Kosovën, jo VV-në

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka reaguar pas nënshkrimit të marrëveshjes në mes të Kosovës dhe MCC-së.

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Albin Kurti në SHBA i cili provokoi opozitën duke thënë që i vjen keq që nuk është në Kosovë në ditën e ratifikimit të marrëveshjes me MCC-ne, marrëveshje kjo që sipas Çitakut nuk është aspak meritë e Qeverisë Kurti.

Reagimi i plotë i Çitakut, pa ndërhyrje:

Në ceremoninë për nënshkrimin e marrëveshjes me MCC, marrëveshje për të cilën kjo qeveri nuk ka asnjë meritë, në fakt vetëm e ka devijuar procesin nga gazsjellësi në bateri, Kryeministri Kurti paska zgjedhur të thumbojë opozitën.

Po ju them, me kompetencë, nikoqirët e ceremonisë i keni vu në siklet.

Kryeministër, në SHBA e përfaqëson Kosovën, jo VV-në. Kur nënshkruan marrëveshje nënshkruan në emër të Kosovës, jo në emër të partisë.

Koncepti parti-shtet është fundosur në Evropë, falë SHBA-së.