Kurti propozoi Ekip Uniteti për negociata me Serbinë, analisti politik përmed 8 faktorë që pse Kurti s’mund ta themeloj

Analisti politik, Faton Abudllahu ka reaguar ndaj idesë së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i cili ditë më parë propozit themelimin e një ekipi uniteti, për negociatat me Serbinë.

Ai në Facebook ka shkruar se kjo është “nonsens” politik, të bëhet nga një kryeministër në detyrë.

Ai ka përmendur 8 arsye pse s’mund të formohet ky Grup Uniteti.

Shënimi i plotë:

Ka nonsens politik, shkelje juridike dhe defekte logjike e pragmatike që një Qeveri në ikje të përpiqet ta themeloj ekipin negociator për bisedime me Serbinë sikundër po përpiqet ta bëjë këtë tani Kryeministri Kurti. A kam të drejtë të konstatoj kështu ? Po sepse :

Qeveria kurti është e shkarkuar nga Kuvendi me 82 vota.

Qeveria Kurti nuk e ka përkrahjen e partnerit të saj LDK-së.

Qeveria Kurti ka raporte pothuajse armiqësore me Presidentin.

Qeveria Kurti anashkalon neveritshëm dhe pandalshëm SHBA.

Qeveria Kurti ka vija të kuqe nga e gjithë opozita.

Qeveria Kurti e favorizon Brukselin para Uashingtonit.

Qeveria Kurti ka përjashtuar Kosovën nga agjedna evro-atlantike

Qeveria Kurti harron se përçarja e saj e forcon pozitën e Serbisë