Kryetari i GP i AAK-së

Kurti prezanton projekte infrastrukturore të nisura nga qeveria Haradinaj, Tahiri: Mashtrimi i ka këmbët e shkurtra 

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se kryeministri Kurti po prezanton projekte të cilat kanë filluar në qeverinë Haradinaj. 

Tahiri ka thënë se projektet duhet të vazhdohen dhe kjo është gjë e mirë. 

“Është mirë që projektet vazhdohen e kryhen, rasti i autostradës që e ka nisur kryeministri, Hashim Thaqi e që e përfundoi Pali, si dhe hekurudhën që e nisi Qeveria e Ramush Haradinaj e po e përfundon Albini”, ka thënë Tahiri. 

Postimi i plotë:

Këtë vepër infrastrukturore, pra këtë urë dhe autostradë e ka përfunduar, Ministri Pal Lekaj, e i cili qe dy vjet është në procedurë gjyqesore. Ai, për këtë vepër u persekutua publikisht shumë herë, e sot, të njëjtën po e prezanton kryeministri bashkë me hekurudhën që e ka nis ministri, Pal Lekaj.

Është mirë që projektet vazhdohen e kryhen, rasti i autostradës që e ka nisur kryeministri, Hashim Thaqi e që e përfundoi Pali, si dhe hekurudhën që e nisi Qeveria e Ramush Haradinaj e po e përfundon Albini. 

Por, një nuk duhet harruar, mashtrimi i ka këmbët e shkurtëra. E vërteta vonohet, por del në shesh, e atëherë secilit i del fytyra e vërtetë.

FAKTET:

Foto 1: Ura 5.6 kilometra e përfunduar si dhe 56 kilometra të shtruara për 18 muaj në Qeverinë Haradinaj nga Ministri Lekaj që sot po baravatet nepër Gjykata.

Foto 2: Ura e papërfunduar e cila ishte për shumë muaj në bllokadë dhe para vendimit me shku në arbitrazh. Duhet të thuhet se nga nisja e autostradës, për tri vite janë shtruar vetëm 13 kilometra asfallt në autostradë. 

Foto 3: Inaugurimi i investimit të hekurudhës nga kryeministri, Ramush Haradinaj dhe Ministri, Pal Lekaj.

Gjumë të ëmbël Kosovë!