Kryeministri i vendit, Albin Kurti, në Podujevë para qytetarëve ka premtar sallë më të madhe sportive. Por, në shpjegimin e tij, ai nuk foli për rininë, sportin ose aktivitetet e tjera, por motivi nga ku i lindi kjo ide është fakti se s’po i zë salla, aktivistët e qytetarët në tubimin e tij zgjedhor.

“Në mandatin tonë të ardhshëm kjo mbrëmje na e konfirmon që na duhet një palestër më e madhe e sporteve. Edhe bashkë me Bulliqin, do ta ndërtojmë një palestër më të madhe. Shumë më të madhe, mirëpo duhet prapseprap me pas kujdes në projektim, se kurrë nuk e dinë a është mjaftueshëm e madhe në Llap. Nuk kemi hesap me ua maru një palestër të madhe të sporteve e juve mos mju nxan prap.” – tha Kurti.