Kurti përshtat Draft Ligjin për Zgjedhje për vete, ndërron pikën që ndalon kandidimin e personave të dënuar DOKUMET

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në Draft Ligjin e ri për Zgjedhjet nuk e ka ndërruar vetëm pikën për mënyrën e votimit për qytetarët e Kosovës që jetojnë në diasporë. Përveç pikës 6, ai ka kërkuar të riformulohet edhe Pika Q e Nenit 29 të Ligjit për Zgjedhjet, ku thuhet që çdo person i shpallur fajtor për vepër penale me një vendim përfundimtar të gjykatës në tri (3) vitet e fundit nuk mund të kandidojë për tu zgjedhur deputet.

“Neni 29 Përshtatshmëria/Aftësia e Kandidatit 29.1 Cilido person emri i të cilit paraqitet në Listën e Votuesve është i aftë për certifikim si kandidat përveç nëse ai apo ajo është: a) gjykatës apo prokuror në Kosovë ose gjetkë; b) pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës; c) pjesëtar i Policisë së Kosovës; d) pjesëtar i Shërbimit Doganor të Kosovës; e) pjesëtar i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë; f) kryesues i një agjencie të pavarur; g) përfaqësues diplomatik; h) kryesues apo anëtar i KQZ-së; i) pjesëtar i KZAP-it; j) anëtar i Komisionit Komunal të Zgjedhjeve; k) pjesëtar i forcave të armatosura të ndonjë shteti; l) pjesëtar i ndonjë force policore apo të një trupi të ngjashëm; m) duke vuajtur dënimin e shqiptuar nga Tribunali Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë; n) nën akuzë nga Tribunali dhe ka dështuar të veprojë në përputhje me urdhrin për t’u paraqitur para Tribunalit; o) me anë të vendimit të gjykatës, përfshirë edhe vendimin e KZAP-it i është hequr e drejta për të qenë kandidat; p) me anë të vendimit të gjykatës, i është hequr e drejta për të qenë kandidat; q)i shpallur fajtor për vepër penale me një vendim përfundimtar të gjykatës në tri (3) vitet e fundit; r) ka dështuar të paguajë gjobën e vënë nga KZAP-i apo KQZ-ja; ose s) ka dështuar t’i përmbahet ndonjë urdhëri të KZAP-it.”, thuhet në Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme të Republikës së Kosovës. Pra, shihet se Kurti është i interesuar ta dërgojë vendin në zgjedhje për të kandiduar vetë për deputet. Si duket, fakti se Vjosa Osmani është personi më i votuar ndonjëherë në Kosovë në zgjedhje nacionale në zgjedhjet e fundit, ka bërë që Kurti të mos ndihet shumë mirë. Prandaj, fakti që ai ka ndryshuar këtë ligj, duke i mundësuar edhe vetes kandidimin, ai mendon që këtë pozitë ta marrë për vete, edhe pse nuk dihet akoma se si do të mund të pritet tek qytetarët shkuarja në zgjedhje përsëri, me vetë fajin e qeverisë.