Kurti për të burgosurit nga Specialja: Nuk mund të kërkoj nga Kroacia për garanci, nuk është shteti në gjyq

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në konferencë për media ka thënë se nuk mund të kërkoj garanci nga Kroacia për të lirimin me kusht të të burgosurve nga Gjykata Speciale.

Sipas tij, shteti nuk është në gjyq dhe kjo do të ishte gabim nëse do ta bënte.

“Nuk mund të kërkoj nga Kroacia për garanci. Ata që janë në burg i kanë mbrojtësit e tyre ligjor.  Nuk më takon mua që të ndërmarr këso hapa. Shteti nuk është në gjyq. Kjo do të ishte gabim nëse do ta bëja”, u shprehë ai.

Tutje, Kurti tha se kanë filluar përgatitjet për padi ndaj Serbisë për gjenocidin e bërë në periudhën e luftës

“Kemi filluar punën për përgatitjen e padisë për gjenocidin e Serbisë në Kosovë për periudhën e luftës. Janë përgatitje gjigante se një rast i tillë as nuk guxon as nuk bën të humbet. Ne jemi të bindur që Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë e kjo e meriton një padi”, tha ai.

Ai tha se me 18 maj do të ketë nëj darkë pune me Josep Borellin.

“Së pari do të ketë punë një darkë pune tek Z.Borell me datë 18 maj. Takimi i 11 majit nuk mbahet sepse mbahet takimet kur pajtohemi të gjithë. E kemi lënë që takimi i tillë të mbahet dikur në qershor.”

“Sa i përket temave të diskutimit kur të pajtohen te dy palët. Kemi disa gjëra të tjera kur të mërrijm në atë pikë. Së pari është diskutimi ynë i brendshëm me kryetarët e partive tjerë dhe në Kuvend pozitë e opozitë”, shtoi kryeministri.