Kurti për situatën në veri: Nuk kishim zgjidhje ideale, por mendoj që kemi vepruar mirë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se Kosova nuk ka asnjë dallim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me Bashkimi Evropian.

Në një intervistë të dhënë për The Geopost, Kurti është pyetur se a i garanton qytetarët se marrëdhëniet me ShBA-në dhe BE-në do të zhvillohen në mënyrë më të mirë.

Ai a thënë se është në komunikimi të vazhdueshëm me ambasadorët e vendeve të QUINT-it që janë në Kosovës.

“Unë jam në komunikim të vazhdueshëm me ambasadorët e QUINT-it në Kosovë dhe natyrisht që kur u njoh procesi zgjedhor të cilin e patëm shtyrë për katër muaj në katër komunat në vëri, kur u njoh rezultati, kur u njoh rezultati, kur u njoh betimi ne nuk kishim tjetër zgjidhje përveçse kryetarët të fillojnë punën në vendin e tyre.” – ka thënë Kurti.

Ai tutje ka deklaruar se nëse kryetarët do të punonin në një objekt tjetër dhe jo në komuna, ky do të ishte betonim i strukturave paralele ilegale.

Kurti duke e përshkruar si situatë të vështirë tensionet në veri, është shprehur se mendon që kanë vepruar mirë.

“Nëse kryetarët do të fillonin punën nëpër shtëpi private ky do të ishte betonim i strukturave paralele ilegale. Ne nuk mund t’u bëjmë struktura paralele strukturave paralele. Pra, ishim në një situatë të vështirë, ku nuk kishim zgjidhje ideale, mirëpo megjithatë mendoj që kemi vepruar mirë dhe jemi shumë falënderues për gjithë ndihmën dhe mbështetjen që na e kanë dhënë dhe po na e japin”, ka thënë ndër të tjera Kurti.

I pari i Qeverisë ka deklaruar se Kosova nuk ka asnjë dallim me SHBA-të dhe me Bashkimin Evropian, mirëpo nganjëherë mund të ketë ndonjë dallim në qasje apo në elemente taktike.

“Nganjëherë mund të ketë ndonjë dallim në qasje, nganjëherë mund të ketë ndonjë dallim në elemente taktike le të themi të operacioneve që zhvillojmë dhe për sa i përket vlerave, qëllimeve, interesave, bindjeve, vizioneve ne nuk kemi absolutisht asnjë dallim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian”, ka përfunduar ai.