Kurti për pagesën e rrymës në veri: Kemi fituar 6 muaj kohë, pas kompletimit të bordit do të mund të filloj inkasimi i energjisë elektrike

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në konferencë për media ka folur në lidhje me vendimin për ndarjen e 11 milionë eurove për pagimin e rrymës në katër komunat veriore.

Sipas tij, qeveria ka fituar 6 muaj kohë për të kompletuar bordin e Zyrës së Rregullatorit për Energji.

“Dje është marr një vendim në Kuvendin e Kosovës. Besoj që në 6 muaj që kemi fituar si kohë, do ta kompletojmë Bordin e Zyres së Rregullatorit për Energji dhe do të mund të filloj inkasimi i energjisë elektrike”, tha Kurti.