Kryeministri Albin Kurti, sot në Kuvendin e Kosovës ka folur në lidhje me kritikat rreth paralajmërimit të shtrenjtimit të çmimit të energjisë elektrike.

Kurti ka thënë se në këtë gjendje në të cilën gjendet vendi në lidhje me energjinë elektrike, është e pamundur të kërohet që të mos shtrenjtohet energjia elektrike e të mos subvenciohet energjia e shpenëzuar.

Ai ka thënë se gjitha këto janë fantazi të qytetarëve.

“Të kërkosh të mos shtrenjtohet, as të mos subvencionohet, e as të mos shkyçen bizneset e anviseritë, është e pamundur. Qytetarët kanë fantazi, mund të imagjinojnë, mund të imagjononi edhe ju edhe unë çka të dua, por nuk është e mundur që mos të shtrenjtohet, as të mos subvencionohet, e as të mos ketë shkyçje”, tha Kurti në Kuvendin e Kosovës.