Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur sot për ngritjen e aktakuzës nga Prokuroria Speciale ndaj 45 të pandehurve për pjesëmarrjen në sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.

Shefi i ekzekutivit ka hedhur akuza ndaj Prokurorisë Speciale për vonesën në ngritjen e aktakuzës ndërsa ka thënë “më mirë vonë se kurrë”.

“Unë nuk e kam parë aktakuzën, jam i bindur që ka mundur të ngritët shumë më herët dhe sot të ndodhemi në një situatë të re. Natyrisht siç thotë populli më ‘mirë vonë se kurrë’, por megjithatë atë duhet ta shohim përmbajtën e saj në mënyrë qe të mund të flasim për të”

Kurti para gazetarëve ka insistuar që duhet të dorëzohet aurori i sulmit terrorist Milan Radojçiq pranë organëve të rendit në Kosovë.

“Ajo që ne insistojmë vazhdimisht ku do që ndodhemi, edhe këtë e kam thënë edhe hertën e fudnit kur kam qenë në Bruksel. E para është dorëzimi i Milan Radojçiqit autoriteteve të Kosovës sepse krimin e ka kryer në Kosovë. Banjska është në Zveçan të Kosovës. Së dyti duhet ta tërheqin atë letrën e ish-kryeministres Bernabiq më të cilën ajo ka hequr dorë nga zotimi i Serbisë prej marrëveshje bazike dhe marrëveshje së zbatimit, duke thënë se nuk e pranon pavarësinë, nuk e respekton integrtentin territorial, nuk do ta pranon ulësen e Kosovës në Kombet e Bashkuara. Dhe së treti duhet të nënshkruhet marrëveshja bazike mënyrë që të tregohet mirëbesimi si një garanci edhe juridike për zbatimin e marrëveshjes. Një marrëveshje e pa nënshkruar po shihet se është marrëveshje shumë kollaj për tu mos u respektuar e për të mos u zbatuar”, tha Kurti.

Gjatë ditës së mërkurë, Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isfuaj, kishte treguar se për të ngritur këtë aktakuzë është punuar intensivisht

“Pas grumbullimit të hetimit dhe analizave të të gjitha provave, kemi ngritur sot aktakuzë kundër 45 të pandehurve që ekziston dyshimi se kanë kryer vepra penale të terrorizimit”, kishte thënë Isufaj./Ballkani.info/