Kurti për 20 vjetorin e masakrës së Tusuzit: Kujtimet janë të freskëta dhe plagët e hapura

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, me rastin e 20 vjetorit të masakrës në lagjen Tusuz të Prizrenit, ka thënë se kujtimet janë të freskëta, sepse plagët janë të hapura.

Për këtë masakër ai ka thënë se ende nuk ka drejtësi dhe krimi i pandëshkuar është krim i vazhdueshëm.

“Forcat serbe, para dy dekadave, përveçse vranë më të dashurit tuaj, ato edhe plaçkitën e pastaj i dogjën rreth 250 shtëpi të kësaj lagje. Kriminelët të cilët e urdhëruan masakrën e Tusuzit dihen me emër e me mbiemër, si dhe gradat e tyre policore e ushtarake”.

“Kroacia, një shtet po ashtu i dalë nga shpërbërja e ish Jugosllavisë, e ka mundësinë ligjore për t’i gjykuar në mungesë kriminelët e luftës. Ndryshimi i Kodit të Procedurës Penale në Kosovë ka ngelur vetëm të votohet në lexim të dytë, mirëpo në mënyrë absurde po e vonojnë”.

Më poshtë mund ta lexoni fjalimin e tij të plotë.