Betim Gjoshi

“Kurti paska negociuar në mënyrë sekrete marrëveshje që Kosovën do ta shkatërrojë nga brenda”

Sekretari organizativ i PDK-së, Betim Gjoshi ka thënë se Albin Kurti me gjasë paska qenë duke e negociuar në mënyrë sekrete këtë marrëveshje që Kosovën do ta shkatërrojë nga brenda.

Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se Kurti nuk mund të fshihet pas fjalëve që dialogu është prioritet i 4-5-6.

Gjoshi ka shkruar se Kurti duhet të bëjë zgjidhjen e duhur, atë që ua ke premtuar njerëzve të këtij vendi, pa e dëmtuar sovranitetin dhe funksionalitetin e brendshëm.

Postimi i plotë:

Ka disa ditë që e mohonte se do të takohej me Aleksandër Vuqiqin, por në fakt Albin Kurti me shumë gjasë paska qenë duke e negociuar në mënyrë sekrete këtë marrëveshje që Kosovën do ta shkatërrojë nga brenda.

Albin Kurti, duhet ta dijë mirë se qysh po shkon dhe qysh po kthehet në Kosovë. Ai nuk mund të fshihet pas fjalëve se dialogu është prioritet i 4-5-6.

Albin Kurti duhet të bëjë zgjidhjen e duhur, atë që ua ke premtuar njerëzve të këtij vendi, pa e dëmtuar sovranitetin dhe funksionalitetin e brendshëm.