Kurti paralajmëron deputetët e tij: Nëse s’e ndihmoni Qeverinë, s’do të jeni në listën e ardhshme të VV-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes, ka paralajmëruar deputetët e tij, që të përkrahin qeverinë dhe programin e VV-së ose më nuk do të jenë pjesë e listës për deputetë.

Kryetari i VV-së, Albin Kurti ka falënderuar ata, mirëpo edhe i ka paralajmëruar për më shumë angazhim në programin e tyre.

“E keni mundësinë të shkëlqeni, por mirë nuk është shkëlqyeshëm. Por, nëse nuk përkushtoheni tash e këtu, në maksimum për programin e Lëvizjes, nëse nuk tregoni modesti në jetën e përditshme, nëse nuk e ndihmoni qeverinë, gjasat janë që deputetët që janë në mesin tonë, do të jenë ata që nuk do të jenë në listat e ardhshme”, ka thënë ai në mbledhjen e 48-të të Këshillit të Përgjithshëm të mbajtur të dielën.

Për të mos harruar, VV është fazë të zgjedhjeve të brendshme dhe pritet që të jetë një garë interesante pasi ka pakënaqësi të shumta mes kandidatëve të shpallur dhe atyre potencialisht që mund të kandidojnë.