Kurti para 12 vjetësh ministrat i kishte quajtur bandë, kurse deputetët që miratuan Kushtetutën të padinjitet dhe të shitur

Sot është Dita e Kushtetutës së Kosovës, e cila ishte miratuar më 9 prill 2008 dhe kishte hyrë në fuqi më 15 qershor 2008.

Por, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i cili pak më herët tha që kushtetutshmëria është vlerë që duhet respektuar përditë përveçse tekst betimi që shqiptohet një herë, si opozitar e kishte quajtur atë edhe antidemokratike, duke i fyer shumë keq deputetët që e kishin miratuar.

Lëvizja Vetëvendosje më herët e kishte quajtur edhe Kushtetutë Jodemokratike, pasi që sipas saj, është absurd që në një vend me homogjenitet të lartë etnik të instalohet parimi i multietnicitetit.

“Në rastin tonë, multietnieciteti e ka zvogëluar ndjeshëm fuqinë politike të shumicës shqiptare, ndërsa e ka rritur tej mase fuqinë politike të pakicës serbe. Kur grupet etnike kanë pushtet që është në disproporcion me përqindjen e popullsisë së tyre, atëherë kemi të bëjmë me hegjemonizëm të brendshëm.

Link: https://www.vetevendosje.org/kushtetuta-jodemokratike/

Ndërsa, debatet rreth saj i kishte quajtur edhe farsë, duke thënë se kjo kushtetutë ishte kundërshqiptare.

Link: https://www.vetevendosje.org/debati-farse-dhe-kushtetuta-kundershqiptare/

Po ashtu, në një editorial tjetër të shkruar kur po miratohej Kushtetuta nga Kuvendi i Kosovës para 12 vjetësh, të quajtur “Hajde me shuplaka”, ministrat e atëhershëm i kishin quajtur bandë që me porosinë “hajde me shuplakë, hajde me shuplaka” e kishin shndërruar sallën e Kuvendit në tubim njerëzish të djersitur nga fërkimi i sqetullave, të mërdhezur në fytyrë nga temperatura e ngritur dhe të ngazëllyer nga valëzimet e dhjamit të trupave të tyre. Kurse, sallën e Kuvendit të Kosovës si saunë të njerëzve me duar të ënjtura, të padinjitet dhe të shitur për karrige e privilegje.

Link: http://www.arkivalajmeve.com/Hajde-me-shuplaka.259645/

Madje, nën organizimin e Lëvizjes Vetëvendosje ishin mbajtur edhe shumë protesta dhe peticione kundër miratimit të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Në një prej këtyre peticioneve, Lëvizja Vetëvendosje pretendonte se në Kushtetutën e Kosovës janë gjithsej 44 minishtete serbe.

Link: https://pashtriku.beepworld.de/vetevendosje.htm