Kurti: Pa gjendje të jashtëzakonshme por me punë dhe përgjegjësi të pazakontë – 87 të shëruar e një i infektuar

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nëpërmjet një postimi të shkurt ka komentuar rezultatet e IKSHPK-së për 24 orët e fundit.

Kurti tha se pa gjendje të jashtëzakonshme po bëhet punë dhe përgjegjësi e pazakontë.

Ky është postimi i Kurtit:

Pa gjendje të jashtëzakonshme por me punë dhe përgjegjësi të pazakontë, sonte nga 220 teste për virusin Corona, 87 rezultojnë të shëruar e vetëm 1 pozitiv.