Të shtunën partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, ka mbajtur mbledhjen e saj të radhës me Qendrat në mbarë territorin e Kosovës, ku pjesëmarrës ishte edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Në takim, siç njofton komunikata për media, ndër të tjera është diskutuar edhe situata politike në vend.
Kurti në këtë takim ka njoftuar anëtarët e LVV-së mbi zhvillimet rreth anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës dhe për çështjet ndërlidhëse.
Në pjesën hyrëse, Kurti në cilësinë e kryetarit të LVV-së ka ngritur një mori çështjes organizative, të cilat siç njofton komunikata, kanë të bëjnë me mbarëvajtjen e punëve në dy nivelet organizative, në Pika dhe Qendra të LVV-së.
“Rëndësi e veçantë iu dha nxitjes dhe dinamizimit të aktiviteteve me bazë komunitetin, opozitarizmit në Kuvendet Komunale dhe në komuna në përgjithësi, anëtarësimeve të reja në qendra, e po ashtu edhe funksionalizimin e trupave organizative të brendshme zgjedhore”, njofton komunikata.
Komunikata ndër të tjera ka theksuar se strukturat drejtuese të LVV-së do të intensifikojnë dinamikën dhe punën organizative në komuna gjithandej Kosovës.
“Me aktivitete të shtuara, zgjerim në struktura dhe anëtarësime të reja”.
VIDEO BONUS:







