Kurti në takim me pesë emisarët – iu tregon për situatën me vërshimet

Kryeministri Albin Kurti i ka pritur sot në takim pesë emisarët ndërkombëtarë të cilët janë duke qëndruar për vizitë në Kosovë.

Në pamjet që ka publikuar vetë qeveria, Kurti dëgjohet duke iu treguar atyre për situatën me vërshimet nëpër disa komuna të Kosovës të cilat janë shkaktuar nga të reshurat e mëdha të shiut, njofton Klan Kosova.

Ky takim është zhvilluar me dyer të mbyllura dhe pa praninë e gazetarëve.

Pozitat dhe emrat e këtyre pesë emisarëve janë përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, këshilltarët për polikë të jashtme dhe siguri të kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz dhe presidentit të Francës, Emmanuel Macron, Jens Plotner dhe Emmanuel Bonne, këshilltari diplomatik i kryeministrit të Italisë, Francesco Maria Talo dhe zëvendësndihmës sekretari i Shteteve të Bashkuara për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike dhe njëherësh i dërguari i posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.