Në hapjen e fushatës së partisë së tij, kryeministri në detyrë, Albin Kurti i përmendi edhe 100 eurot e ndara në prag të zgjedhjeve për punëtorët e sektorit privat.
Kurti nga Ferizaj, në tubimin e Lëvizjes Vetëvendosje tha se po akuzohet e sulmohet “vetëm se po i përmbush zotimet”.
“Mos harroni të dashur punëtorë që so tnë sektorin privat është hapur aplikimi për shtesën e njëhershme për 100 euro.
Ky ka qenë zotim i yni, tash po an akuzojnë e sulmojnë pse po i përmbushim ne zotimet tona që i kemi ndaj juve, po na i përmbushim zotimet.







