Kryeministri i Kosovës

Kurti ndërlidhë Ivanoviqin me dëbimin e shqiptarëve: Serbia iu frikësua si dëshmitar i EULEX-it, vrasësit e tij enden të lirë atje

Në 6 vjetorin e vrasjes së Oliver Ivanoviq, kryeministri Kurti ka thënë se vrasësit e Ivanoviqit ende enden të lirë në Serbi.

Ai në një postim në platformën “X” ka shkruar se Ivanoviq ishte aktiv gjatë luftës së viteve 1998-1999 dhe gjatë dëbimit të shqiptarëve nga veriu në vitin 200. Kurti shtoi se Serbia është frikësuar që Ivanoviqi ka mundur të jetë dëshmitar i EULEX’it.

“Oliver Ivanoviq ishte aktiv si: gjatë luftës ’98-’99 ashtu edhe dëbimit të shkurtit të vitit 2000 të mijëra shqiptarëve nga veriu. Beogradi i frikësohej atij si dëshmitar të mundshëm të EULEX-it. Sot, 6 vjet pas vrasjes së tij në Mitrovicën e Veriut, vrasësit e tij ende bredhin të lirë në Serbi”, ka shkruar Kurti.