Kurti merret me fushatën në Shqipëri, komentuesit e “grijnë”: Del lype naj vaksinë o ti shoq!

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti edhe sot ka bërë fushatë për zgjedhjet parlamentare në Shqipëri që do të mbahen më 25 prill.

Ai sot e ka promovuar kandidatin e VV-së për deputet nga zona e Gjirokastrës, Kreshnik Merxhanin.

Edhe në dy ditët e kaluara, Kurti është marrë më zgjedhjet në Shqipëri, duke lobuar për kandidatët e tij në Tiranë dhe në Lezhë, shkruan Ballkani.info.

Mirëpo, duket se marrja me Shqipëri duke qenë kryeministër i Kosovës dhe në kohë pandemie, nuk iu ka pëlqyer komentuesve, të cilët e kanë kritikuar ashpër atë me komente.

“O le Shqiperine o ti shoq, del lype naj vakcine veresi najkun…”, është njëri nga komentet.

“Mr. bin nga komentet ne kete postimin tend po shikohet qe kane fillu te pendohen per voten qe te dhan sepse ne vend te fillon te punon ti po kerkon vota te tjera tani ne shtetin fqinje!!!!”, shkruan tjetri.