Kurti me qeverinë në detyrë bëhet shembull për Evropën, ndiqet nga kancelari austriak që vendos të dhurojë komplet rrogën

Kancelari austriak Sebastian Kurz, të gjithë ministrat dhe gjithë sekretarët e shtetit kanë marr vendim që një pagë mujore të tyre ta dhurojnë në shenjë solidariteti në përballje me krizën e koronavirusit.

Prej ditësh ishte duke u diskutuar për solidaritetin e qeverisë austriake me krizën e korona virusit, ndërsa sot është bërë edhe zyrtare. Koalicioni në mes dy partive në Austri ka marr vendim që të dhuron një pagë mujore të tyre, si shenjë solidariteti në përballje me krizën e korona virusit.

Të gjithë anëtarët e qeverisë duhet të zgjedhin një organizatë ku do të derdhin pagën e tyre, detajet e të cilave do të mësohen gjatë ditëve në vijim, shkruan heute.

“Miliona njerëz aktualisht janë futur në situata të vështira ekonomike. Si qeveri, ne po bëjmë gjithçka që mundemi për të siguruar që Austria të mund të dalë nga kjo krizë sa më mirë. Në të njëjtën kohë, ne duam që personalisht të tregojmë një shenjë solidariteti në këtë kohë të vështirë “, ka thënë kancelari, Sebastian Kurz.

Rrogat e kabinetit qeveritar në Austri janë: Sebastian Kurz merr afërisht 11 mijë euro rrogë mujore(neto), zëvendës kancelari afër 10 mijë euro, ministrat 9 mijë euro. Totali i dhuruar nga gjithë kabineti i qeverisë do të jetë: 162 mijë euro.

Duhet theksuar se ditë më parë gjysmën e rrogës në shenjë solidariteti me krizën e korona virusit e dhuroj edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ndjekur edhe nga disa ministra të tij.