Kryeministri i Kosovës

Kurti me O’Brien’in sikur me tre liderët evropianë, kërkon nënshkrim të marrëveshjeve si garanci për zbatimin e tyre

Nga Zyra e Kryeministrit kanë dhënë detaje për tsakimin e kryeministrit Albin Kurti me Zëvendës Sekretarin për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike të Departamentit të Shtetit amerikan, James C. O’Brien në Paris. Ndër të tjera Kurti tha se Kosova vazhdon që të jetë palë konstruktive, e dedikuar ddhe e angazhuar në procesin e dialogut.

Ai foli edhe për nënshkrimin e marrëveshjeve me Serbinë në kuadër të dialogut.

“U fol dhe mbi procesin e dialogut, ku Kryeministri Kurti veçoi faktin se Kosova ka qenë e vazhdon të jetë palë konstruktive, e dedikuar dhe angazhuar për hapa të rëndësishëm tutje në proces. Nënshkrimi i marrëveshjeve do të nënkuptonte pranim, e për rrjedhojë edhe garanci për zbatim të plotë të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit Implementues”, thuhet në njoftim.

E Zëvendës Sekretari O’Brien konfirmoi përkrahjen e vazhdueshme të ShBA-ve ndaj Republikës së Kosovës.

Kurti sipas njoftimit, O’Brien e ka njoftuar edhe për progresin ekonomik dhe për përkushtimin për anëtarësuimin në BE dhe NATO si objektiva kryesorë strategjik.

“Vendi ynë mbetet i angazhuar dhe në rrugën drejt tranzicionit të gjelbër të energjisë, ku dhe po zbatohet Programi i Kompaktit në kuadër të marrëveshjes së nënshkruar me Korporatën e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC). Gjithashtu, Kryeministri Kurti foli dhe mbi projektet ekzistuese e të ardhshme për ndërtimin e kapaciteteve të reja gjeneruese nga energjia solare dhe e erës”, thuhet ndër të tjera në njoftim.