Kurti me eskortë shkon në një postë të vogël në kryeqytet, Zyra e tij thotë se do të njoftojë çfarë bëri aty

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është parë duke hyrë në një zyrë postare të vogël në Prishtinë. Brenda ka qëndruar vetëm 4 minuta.

Kryeministri Kurti ka vizituar një zyrë postare afër Teatrit Kombëtar.

Zyra e Kryeministrit ka konfirmuar se Kurti ka zhvilluar “një aktivitet” në këtë pikë, ndërsa thonë se do të njoftojnë pas pak.

“Pas pak del një njoftim për aktivitetin”, ka thënë zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.

Express ka realizuar disa fotografi në hyrje dhe në dalje të Kurtit në postë. Ai ka qenë i shoqëruar me stafin e tij, fotografin dhe përcjellësve të tjerë.