Aq po zhvillohet ekonomia dhe rritet mirëqenia, tha Albin Kurti i Vetëvendosjes, sa që qytetarëve nuk ka nevojë t’u bëjë as premtime zgjedhore – sepse, “ju veçse po e jetoni dhe përjetoni trendin e zhvillimit ekonomik dhe të mirëqenies”. Kështu i pari i VV-së u tha të pranishmëve në tubimin zgjedhor në Therandë, ku “begatinë” e tha për karakteristikë qeverisëse të veten për pesë vitet e kaluara por edhe “të mandatit të ardhshëm”. Ai vazhdoi të godasë premtimet zgjedhore të Bedri Hamzën e Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lumir Abdixhikun e Lidhjes Demokratike të Kosovës, për të cilët pyeti “kush u ka dhënë ekonomi” dhe se “kanë ikur prej ore”. Kjo referuar premtimeve për rritje 50% të pagave dhe ulje të tatimeve. Kjo, tha ai, ka ndodhur në qeverinë e tij, “që e kam rritur buxhetin për pagat në sektorin publik për 40%”.

“Duke e rritur buxhetin, ke çka shpërndanë, dhe ku investon, prandaj i domosdoshëm ky trend. Të tjerët, kanë premtime pa mbulesë. Ne kemi trend të vazhdueshëm, realisht VV s’ka nevojë as të premtojë. Sepse ju po e jetoni përjetoni trendin e zhvilimit ekonomik dhe të mirëqenies. Ata pa mbulese, thuase nuk i njohimn nga e kaluara. Tash thonë 50% rritje, e kur ishin vetë ministra. Paga rritej 4%”, tha Albin Kurti.

“Ata kanë qenë ministra e kanë rrit pagën 4%. E tash 50%. E a e dini pse thonë paga 50%? Ata thonë se do të rriten pagan, e kjo 50, 60, 90, E dinë sepse nuk kanë me u bë, e pse mos me thanë “i rrisim”. Ky është paradoksi i premtim të rrejshëm, thuhet pa përgjegjësi e pa gajle, sepse s’ka me i ardhë puna me u testu kurrë”, tha ai.

Kurti në atë që “nuk kemi nevojë as të premtojmë” tha se pagat në sektorin publik që nga fillimi i Kurtit II, “i kam rritur 40%” dhe u thirr në rritjen e pagës minimale nga 1 janari dhe korriku 2026 në 500 euro.

“Kur dëgjoni do tju zvogëëlojmë tatimet, dhe rrisim shpenzimet, pysni kush ju ka dhanë ekonomi, nashta kanë ik prej ore. Papërgjegjësia e këtillë është e mundshme pikërisht sepse e dinë sepse nuk mund të testohen. Shikoni punën tonë, e jo fjalët e tyre për punën që s’do të ndodhë”, tha ai.

Manipulimi për ushtrinë…

Ushtria e Kosovës është themeluar në dhjetor të 2018, por Albin Kurti e futi në krahashim se nga 2018 dhe 2020 kanë qenë veç 4 milionë euro për armatim. Kurti tha se e ka “qindfishuar”.

“Para qeverisjes tonë, në vitin 2018-2020, veç 4 milionë eurp për armati,. Ndërkaq me ne 400 milin euro për municion e armatim. Qindfishim në armatim dhe municion. Cili është kuptimi të kesh ushtri më pak të pajisur se policia?”, tha ai.

Kujtojmë se pas themelimit të ushtrisë kur në dhjetor të 2018 kaluan ligjet per transformimin e FSK-së në ushti, u miratua plani 10 vjeçar për transformim në ushtri ku u parapanë blerjet e armëve tipike për ushtri, ngase paraprakisht FSK kishte mandat vetëm të menaxhimit të situatave emergjente natyrore.